Është duke u mbajtur seanca për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Derisa ishin duke u votuar amendamentet e projektligjit të parë për Ministrinë e Mbrojtjes, ka ndodhur edhe një abstenim.
106 deputetë votuan pro amendamentit, ndërsa një deputet ka abstenuar. Ende nuk dihet se cili ishte ky deputet i cili nuk ka votuar.