Myrvete Kurtishi dhe Edi Kastrati u përkasin dy brezave të ndryshëm të aktorëve, e megjithatë që të dy aktor të shkëlqyer e të dëshmuar, shkruan “Kosovarja”.

Myrvetja ka shkelur dërrasat e teatrit që në moshë fare të re, duke u bërë një nga aktoret më të angazhuara dhe të dashura për publikun artdashës.

Aktori Edi Kastrati, prej disa vitesh është edhe drejtor i Teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë. Edi shpesh ka hasur në vështirësi buxhetore, vështirësi me të cilat teatri i Gjakovës përballet që nga viti 2007/2008, shkruan “Kosovarja”.

Në këtë kohë kur të gjithë flasin për liberalizimin e vizave, Kastrati, i njohur edhe si Gjakovari te “O sa mirë”, thotë se atij i intereson diçka tjetër./Kosovarja/

Lexoni postimin e tij:

MUND TË JU PËLQEJNË