Vetëm pak muaj më parë mediat ishin të vërshuara nga lajmet e dasmës së djalit të Remzies, Hamzës me Gëzimen, shkruan “Kosovarja”.

Publiku ishte i etur të dinte vazhdimisht rreth tyre në çdo detaj. kjo për faktin se dasma ishte në familjen e këngëtares së mirënjohur dhe të dashur për publikun.

Jo rrallë herë, jemi mësuar që shumicën e artistëve tanë apo figurave që janë pjesë e showbizit në media ti shohim teksa ndihen nostalgjik për një periudhë të caktuar të tyre, gjë të cilën pastaj e ndajnë me ne në rrjetet sociale.

Por, koha e bënë të sajën dhe shpesh ka foto që humben madje, mbulohen edhe me pluhurin e harresës.

Andaj, revista “Kosovarja” përkujdeset që nga arkiva e saj tu sjellë një imazh kur Hamza kishte pozuar si një ‘çapkën’ i vogël përkrahë motrës së tij Riolës.

Me siguri që këtë fotografi të tij as Gëzimja se ka parë. A thua kur ta shoh si do të reagojë?/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË