Prezantuesja e njohur televizive Genta Cana para dy dite ka kurorëzuar lidhjen e saj me Nol Fetoshin.

Përveç që njihet si një ndër femrat më të bukura në ekranin televiziv ajo edhe në pjesën e nusësirë u duk përrallore, shkruan “Kosovarja”.

Dyshja kanë organizuar një dasëm madhështore në mesin e shumë mysafirëve.

Edhe pse ka një stil unik duke u dalluar gjithmonë në veshje, Genta si nuse nuk po lë anash veshjet tradicionale.

E veshur me dimi e dallam, ajo me të vërtetë po shkëlqen si nuse qysh e do zakoni.

Kujtojmë që moderatorja ka thënë se pas dasmës do të kthehet direkt në ekran, edhe pse është në muajt e parë të shtatzënisë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË