Siç duket edhe Eni me Gencin janë duke e ndjekur trendin e çifteve për tu veshur njëjtë.

Çifti i njohur Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi gjersa mbrëmë pozuan para pasyqyrës kanë marrë vëmendje me veshjen e tyre të njëjtë, të dy të veshur krejt në të zeza, ku dukeshin për mrekulli, shkruan “Kosovarja”.

Genci dhe Eni ka kohë që kanë filluar romancën e tyre të dashurisë, madje fejesën e tyre e kishin bërë në mënyrë shumë diskrete.

Dyshja e këndshme nuk hezitojnë që dashurinë që kanë për njëri-tjetrin ta tregojnë edhe publikisht.

Rikujtojmë, se Eni dhe Genci kanë një bashkëpunim me titull “Harrove”./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË