Pronari i furrës “Roma” në Borçe të Beogradit, shqiptari Mon Gjuraj të premten do t’u shpërndajë bukë falas bashkëqytetarëve të vet.

Veprim ai e bën në ditën e parë të punës pas asaj që ndodhi të shtunën e kaluar, kur para furrës së tij u organizua një protestë, për shkak se gjoja në rrjetet sociale njëri nga të punësuarit, vëllai i pronarit, në profilin e tij në Instagram , shfaqej në një foto të vjetër dy vjeç me simbolin e shqiponjës dy krenare.

Siç raportojnë mediat e Beogradit, Mon Gjuraj ka kërkuar falje publikisht për shkak të fotos së të vëllait dhe ka deklaruar se ai vetëm dëshiron të vazhdojë jetën e punën e vet si deri më tash.

Furra “Roma” ka nisur punën më 2012 dhe aktualisht punëson rreth dhjetë njerëz, ndërsa gjatë shtatë vjetëve pronari ka mbështetur me donacione shumë aksione humanitare, thekson FoNet-i.

Protestuesit të cilët e mbuluan vitrinën e kësaj furre me parulla fyese e kërcënuese, ndër të tjera “Vrit e prej, që shqiptarë të mos ketë” (përkthim ynë sipas origjinalit:”ubij, zakolji, da Šiptar ne postoji”), ndërsa mbi kafanon e automobilit i lanë një kokë derri.

MUND TË JU PËLQEJNË