Pasditja e së dielës doli të jetë fatale për një 11-vjeçare nga komuna e Ferizajt. Ajo aksidentalisht ra në pusin që gjendej pranë shtëpisë së saj.

Kanë qenë të afërmit e fqinjët e saj ata të cilët kanë intervenuar duke e nxjerrë këtë vajzë të mitur nga pusi.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja tregon tezja e 11 vjeçares Agnesa Burrnikut.

Rabije Runi, thotë se mbesa e saj po qëndronte pranë bunarit. E kur e kuptuan se 11 vjeçarja kishte rënë aty, familja Burrniku alramoi edhe fqinjët.

Ata së bashku e nxorën atë nga bunari, e menjëherë e nisën për në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Këtu mjekët fillimisht kishin arritur ta kthejnë në jetë vajzën e mitur, e më pas e kishin nisur për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe shefi i Klinikës Intesive, Shaqir Uka.

Por pavarësisht trajtimit që ia kishin bërë në këtë klinikë, 11 vjecarja nuk kishte arritur që të mbijetoj.

Gjithë ngjarjen e konfirmojnë edhe në Policinë Rajonale të Ferizajt.

Gjatë ditës së martë vajza e mitur është varrosur në fshatin Kovaqec të Kaçanikut, nga e ka prejardhjen familja Burrniku.

Në këtë link mund ta ndiqni rrëfimin:

 

MUND TË JU PËLQEJNË