Publicistja dhe drejtuesja e grupit medial Koha, Flaka Surroi, ka qenë mjaft e ashpër në komentet e fundit për situatën politike në vend.

Këtë herë, Surroi nuk ka kritikuar e fyer vetëm politikanët me të cilët ajo nuk pajtohet, por ka fyer edhe qytetarët e Kosovës.

Ajo ka bërë një postim të shkurtër në Facebook, duke i quajtur qytetarët e Kosovës ‘Popull hajvan’.

Surroi nuk ka treguar arsyen se pse populli i Kosovës qenka hajvan, dhe se për çfarë konkretisht e ka nervozuar populli i Kosovës drejtoreshën e mediumit kombëtar për të ardhur deri në një përfundim të tillë.

“Shtet hajgare! Popull hajvan! Ama bash kurrkush nuk na ka faj pse i kemi punët qysh i kemi”, ka shkruar drejtuesja e mediumit kombëtar në vend./Periskopi/

MUND TË JU PËLQEJNË