Polici, Artur Mrasori po vazhdon të mbahet në QKUK, pas plagëve që mori në shpërthimin e një eksplozivi në Zhur të Prizrenit.

Mrasori që është pjesë e Njësitit antidrogë, ishte duke kryer detyrën e tij.

Polici nga Prizreni, në këtë rast tragjik, ku humbi jetën Sami Thaçi, ka marrë plagë të rënda në fytyrë dhe në qafë.

E fejuara e Arturit, Besa ka prekur të gjithë me një postim të bërë në Facebook, e cila po lutet për shërimin e tij.

“Një e martë e kobshme ke për mu, sa vështirë e paskam me të uru shëndet ti që je buzëqeshja jem.

Sa herë të thoja të ruajtë Zoti, me thoje “Punoj drejt e Zoti më ruan”

Arturi jem, 13 vjet me ty e edhe shumë të tjera na presin bashkë, do e kalojme edhe këtë.

Po lutem per sherimin tend loqka jem”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se i dyshuari kryesor për këtë vepër kriminale është Iran Badalli nga Zhuri, të cilit shumë shpejt pritet t’i caktohet edhe masa e paraburgimit, derisa organet kompetente po vazhdojnë zbardhjen e rastit./Indeksonline

MUND TË JU PËLQEJNË