Tema rreth pandemisë famëkeqe e njohur me emrin ‘korona’ po zgjerohet për ditë anë e mbanë botës.

Rreth kësaj teme po flasin mjek, shkencëtarë, madje edhe hoxhallarë, shkruan “Kosovarja”.

Natyrisht që kësaj çështje nuk ka mundur ti ikë pa diskutuar as ligjëruesi dhe doktori i shkencave islame Shefqet Krasniqi, i cili gjendjen e tanishme e shpjegon në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç askush tjetër se ka bërë deri më sot.

I pyetur se a është koronavirusi dënim nga Zoti, Dr. Shefqet Krasniqi përgjigjet me shumë kujdes e më shumë maturi.

“Sidoqoftë pa thanë Zoti asgja nuk bahet… kështu nis fjalimin për të vazhduar më pas me atë se çfarëdo fatkeqësie që e godet botën qoftë një tërmet a diçka tjetër vie si pasojë e sjelljeve arrogante të robervë ndaj krijuesit.

Por, në anën tjetër thotë se edhe kjo sëmundje dhe ngjarjet tjera i kanë edhe dobitë e veta, si ajo e afrimit të njerëzve, ku shembull e merr luftën kur njërëzit e donin dhe bënin shumë për njëri-tjetrin.

“Krizat e ndryshme i afrojnë njerëzit mes vete , është madhështore afrimi i njerëzve shton Krasniqi.

Një pikë kyçe thotë se shpesh e harrojmë edhe shëndetin.
“Ja kemi harru vlerën shëndetit, po harrojmë që jemi shnosh e me falmenderu Zotin që na ka dhan shnoten”, thekson Krasniqi.

Ndër të tjera, ai thotë se para kësaj sëmundje u dorëzu Amerika, u dorëzu Gjermania, Franca, kush s’met pa dorëzu, domethënë veç zoti është i pamposhtur.

Ndaj, dëgjojeni për ta kuptuar vlerën e shumë gjërave për të cilat kemi nevojë më shumë se kurrë këto ditë./Kosovarja/.

https://www.facebook.com/Hoxha.Dr.Shefqet.Krasniqi/videos/1099129223754510/

MUND TË JU PËLQEJNË