Bulza Fejzullahu është e bija e këngëtarit Sabri Fejzullahu, e motra e Ermali, me të cilin e kemi parë në skenë qysh kur ishin të vegjël, shkruan “Kosovarja”.

Bulza, që pati karrierë të sukseshme në fëmijëri, por edhe në rini, tashmë po rri me mijëra kilometra larg muzikës dhe jetës publike.

Siç kemi treguar disa herë, Bulza bashkë me të shoqin dhe dy vajzat, po jetojnë larg vendlindjes, në SHBA, ku tashmë kanë ndërtuar një jetë të re atje, shkruan “Kosovarja”.

E nga largësia, malli shtohet. Bulza, ka treguar sa shumë e ka marrë malli për nënën dhe vëllain e saj të dashur, duke shprendarë një foto të tyre të përbashkët.

MUND TË JU PËLQEJNË