Këngëtari Enis Bytyqi, prej kohësh në qendër të vëmendjes së medieve, për shkak të lidhjes së tij e cila këto ditë do të kurorëzohet me martesë.

E me sa duket, përgatitjet rreth dasmës veç kanë përfunduar, derisa edhe festa ka nisur në shtëpinë e këngëtarit.

Enisi, këtë e ka bërë të ditur përmes një imazhi mjaft interesant, ku shihen familjar të tij duke vallëzuar.

Kujtojmë, se Enisi është në lidhje disa vjeçare me të fejuarën e tij, të cilën për një kohë të gjatë e mbajti të fshehur plotësisht nga syri i medieve.

MUND TË JU PËLQEJNË