Shpëtim Desku nga aktori i njohur kosovar tani po njihet më shumë si moderatori më i suksesshëm në vend, falë udhëheqjes së tij spektakolare të emisionit ‘N’Kosovë show’.

Jo rastësisht emisioni i tij nuk ka shumë javë që ka kapur shifrat marramendëse si emisioni më i shikuar, shkruan “Kosovarja”.

Përveç, modelimit Shpëtimi aty ka përcjell edhe batutat e tij të zakonshme me të cilat tanimë publiku i tij është mësuar.

Mirëpo, aktori dhe moderatori kosovar përveç jetës së suksesshme profesionale po gëzon edhe një jetë të lumtur familjare me bashkëshorten Artën dhe dy vajzat e tij.

E sot, gëzimi i tyre i parë, vazja Sibora feston ditëlindjen, ku nuk ka munguar urimi nga prindërit e saj./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË