Emi i saj është aq i njohur, zëri i saj shumë i dëgjuar. Është yll i skenës muzikore, këngëtare që këngën e këndon me zemër e shpirt, është Fahrije Zogaj.

Ka karrierë të gjatë të mbushur me këngë, videoklipe, albume, koncerte, mbrëmje muzikore, dasma e ahengje dhe kudo ka marrë duartrokitjen e madhe e të përzemërt të publikut.

Gjatë verës që lamë pas, Fahrije Zogaj plasoj tre videoklipe punuar nga produksione të ndryshëm, duke e bërë atë një ndër këngëtaret më produktive e më të pëlqyera të sezonit të nxehtë.

Fahrije Zogaj së fundi lansoj këngën me titull “Zemra s’ka ligje”, duke goditur edhe një herë zemrat e publikut që e ndjek e dëgjon me kënaqësi prej vitesh, duke e bërë këngëtaren e tyre të preferuar dhe një prej emrave më të kërkuar në tregun e muzikës.

Këngëtarja e famshme gjatë gjithë vitit ka qenë e angazhuar, andaj edhe 2019-shin do ta mbajë në mend për sukseset, këngë e pëlqyera dhe komentet dashamirëse që ka pranuar. Por, edhe për tërmetin që tronditi Shqipërinë e që e pikëlloj shumë. Kjo është edhe arsyeja e fortë që bëri që këngëtarja e mirënjohur vendosi të mos jetë pjesë e xhirimeve festive të produksioneve tona.

A e dini që këngëtarja Fahrije Zogaj gjatë këtij viti në ikje ka prezantuar një këngë për synetin e fëmijëve, e cila ka rezultuar me një sukses të jashtëzakonshëm? Gjithashtu, një hit i saj i madh ndërë shumë të tjera, është edhe kënga me titull “Një Komb një Flamur”, që zgjoj peshë zemrat e publikut.

Zogaj, ne vitin 2020 vjen me hite të reja, projekte që mbajnë vulën e Wirusit, Florent Boshnjakut dhe emrave mtë tjerë me nam në muzikën shqipe, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË