Rovena Stefa po vazhdon ta mbajë për vete sekretin e formave të saj perfekte fizike dhe ruajtjen e ‘rinisë’.

Ajo është një rast në vete, ngase vështirë dikush ti kaloj të 40-tat dhe të shfaqet e tillë si Rovena Stefa, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja është dalluar gjithmonë për stilin unik, për ndryshimet e mëdha në pamje. Ndonëse ka ndodhur shpesh të përflitet nga njerëzit, asaj nuk i ka interesuar ka vazhduar me idetë e veta pa kërkuar llogari.

E pas gjithë atyre viteve karrierë në muzikë, Rovena ka pauzuar në këtë aspekt, por jo edhe larg syrit të medias. Ajo vazhdimisht përflitet për pozat e saj, ndryshimet e aktivitetet ditore.

Këngëtarja vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, ndërsa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese, joshëse e ‘topless’.

Nga gjitha këto paraqitje me të cilat po merr vëmendje të vazhdueshme, Rovena duket si vajzë e re dhe shumë energjike.

E dikush që nuk do e njihte me siguri do mendonte se është veç 15 vjeçe e jo 40 sa i ka tani.

Rovena përndryshe është tash e sa vite pjesë e tregut muzikor, ndërsa nuk ka qenë ndonjëherë e përfolur për ndonjë lidhje në jetën e saj private./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË