Vajza prishtinase Eriona Sejdiu dëshmoi edhe njëherë titullin e saj si femra më e bukur në Kosovë.

Eriona Sejdiu, ka parakaluar me shumë sukses në natën finale të ‘Miss Globe 2019’ që po mbahet në hotel Otrant në Ulqin, shkruan “Kosovarja”.

Bukuria që posedon bëri që Eriona të hyjë në top 15-shen e vajzave të përzgjedhura si më të bukurat në botë.

E kjo jo rastësisht, pasi që Eriona Sejdiu bukurinë që ka e që po përfaqëson Kosovën në mesin e gjitha atyre shteteve e ka trashëguar nga e ëma e saj Leonora Iberdemaj.

Leonora Iberdemaj, ishte përcjellsja e parë e “Miss Kosovarja”- Kosova në vitin 1996 pikërisht në kohën kur është zgjedh miss Diellza Kolgeci.

A ka më mirë se të përfaqsohemi nga këto femra të bukura e të na bëjën të ndihemi krenarë?/Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË