Era dhe Nora Istrefi janë motrat e famshme të shoëbizit vendo e më gjerë.

Karriera dhe jeta private e tyre ka qenë gjithmonë në fokus të mediave, shkruan “Kosovarja”.

Era kohëve të fundit është folur për sukseset e saj në tregun botëror, ndërkohë që Nora ishte pjesë e thashethemeve të ndryshme pas ndarjes nga Roberti.

Motrat kanë vetëm një vëlla, Bledin për të cilin kanë dashuri të madhe.

E sot ai po feston ditëlindjen, ku me këtë rast Era e Nora kanë uruar vëllaun me disa fjalë.

“Djali i ditëlindjes, urime”, ka shkruar Era krahas fotografisë së publikuar në Instagram.

Kurse Nora “Urime ditëlindjen vëllai im i vogël, tashmë jo edhe aq i vogël”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË