Engjellusha Salihu është ndër emrat më të përfolur të estradës dhe zoton ndikim të madh në media.

Vajza më e vogël e këngëtares së mirënjohur Shyhrete Behluli, që dikur përmendej më shumë për këtë ka arritur që ngadalë të krijojë emrin e saj, shkruan Kosovarja.

Engji ia ka arritur të dalë nga nofka si “vajza e Shyhretes”, dhe shkas për këtë është puna e pandashme që bën ajo.

Këngëtaren simpatike e kemi shumë aktive si me projekte ashtu dhe me angazhime si në vend ashtu në diasporë.

Për dallim nga muaj më parë, tetori duket të jetë më i qetë dhe më i lirë për Engjellushen, pasi po e shohim çdo ditë duke shëtitur e vizituar shumë vende.

E që nga vikendi e kemi të stacionuar në vendin më të frekuentuar Brezovicë, aty ku po kalon momente të bukura me shoqërinë e saj.

E hëna e kësaj jave duket se e zbardhi duke lëvizur për një tjetër vend, ku me një fotografi  nga vetura na përshëndet e na thotë mirëmëngjesi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË