Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka treguar se Kosova po bëhet me portal turistik.

Shala ka theksuar se kanë filluar procedurat për zhvillimin e portalit turistik të Kosovës duke nënvizuar se vendi ynë ka bukuri të jashtëzakonshme por nuk është bërë sa duhet për ti promovuar ato.

“Për herë të parë Kosova po bëhet me portal turistik. Tashmë ka filluar procedura për zhvillimin e portalit turistik të Kosovës. Bukuritë e vendit tonë janë të dhuruara nga Zoti, deri më tash kemi bërë pak që t’i promovojmë ato” shkruan Shala në rrjetin social Facebook.

Gjatë mandatit tim, kemi hartuar Ligjjn për Turizmin, me të cilin do të krijojmë ‘touristic landmarks’, do të licencojmë cicëronët dhe do të vazhdojmë investimet në turizmin e Kosovës thekson ish-ministri Shala.Më poshtë keni postimin e plotë të Shalës:

MUND TË JU PËLQEJNË