Është emër i njohur, ndër ato këngëtare që kanë bërë emër vetëm falë talentit dhe cilësive të mira në muzikë. Ka një listë këngësh të bukura, të punuara me shumë dashuri. Është identifikuar si këngëtare serioze, por njëkohësisht moderne, që ecën me hapin e kohës.

Elsa nuk është si të tjerat, ajo është ekzemplar unik në muzikë, që së shpejti mund ta shohim në arenën e muzikës botërore.

Elsa kush të tha së pari se do të bëhesh këngëtare e talentuar?

Prindërit, të cilët janë mbështetësit e mi të parë dhe që janë prapa meje për çdo projekt.

Kush ishte frymëzim për ty?

Frymëzimi besoj që ka ardhur me kohë, sepse këndoj që nga mosha katër vjeçare. Pasioni është rritur bashkë me mua dhe dashuria për këngën është e pa krahasueshme.

A të kujtohet kënga e parë që e ke kënduar?

Ka qenë kënga ” Lule mori lule”. Ishte e thjeshtë si për nga teksti, por edhe nga melodia. Kur e kam kënduar ishte rreth gjashtë vjeçare.

Si depërtove në skenën muzikore shqiptare?

Në fillim të gjitha këngët e mija ishin në shqip, andaj ishte i pa shmangshëm depërtimi në skenën muzikore shqiptare. Gjithçka ka ndodhur natyrshëm, pa shumë soforcime.

Kënga që të bëri të njohur?

Kanë qenë dy këngë që janë lansuar brenda një afati të shkurtër kohor, e këto këngë janë “Tjetër nuk ka” dhe ” Hajde”.

Si është të bësh karrierë në Kosovë ndërkohë që jeton larg?

Nuk është e lehtë, pasi duhet të gjej kohë për punë, për familje, për muzikë. Udhëtimet dhe orët pa kufi për një rezultat ia vlejnë, sepse dëshira për të bërë muzikë e tejkalon distancën.

Këndon disa zhanre muzikore. Ku ndihesh më rehat?

Kur kam qenë e vogël kam kënduar këngë folklorike, por më vonë kisha dëshirë të provoja edhe zhanre të tjera. Pop është zhanri që më përshtatet më së shumti, edhe pse më pëlqen të dëgjoj dhe të këndoj edhe stile të tjera, mbase edhe që flas shumë gjuhë të ndryshme.

Na kanë thënë që dikur i ke rënë edhe çiftelisë. A është e vërtet?

Është plotësisht e vërtet, madje kam marrë pjesë për shumë vite në një grup artistik. I kam rënë këtij instrumenti tradicional dhe jam shumë krenare për këtë gjë.

Po sot a i bjen ndonjëherë?

Shumë rrallë, ama notat nuk nuk i harroj dot. Është si biçikleta, kur mesohesh më nuk e
harron.

Tani po këndon në gjuhë të huaja. Pse?

Siç e thash më parë, di të flas disa, duke nisur nga gjuha ime amtare, e pastaj frëngjisht, anglisht, spanjollisht e portugalisht. Çdo gjuhë ka dhe nje kulturë prapa. Sot, muzika është bërë shumë internacionale dhe me shumë diversitet sa i përket stileve, por edhe dueteve në të gjithë botën. Pse të mos e provoj?

A je e zhgënyer me publikun shqiptar, apo po kërkon famën ndërkombëtare?

Unë bëjë muzikë pa menduar gjerë e gjatë. Nëse do të arrija famë ndërkombëtare, do të
isha mëse e lumtur.

Me kë nga këngëtarët tanë do ta bëje një duet?

Ndoshta me Ledrin.

A je e dashuruar?

Jo.

Mashkulli jetës tënde, duhet të ketë…?

Humor, Respekt, vlera dhe vizion te jetës të ngjashëm me timin.

Ku do të jesh për fundvit?

Në Zvicër me familjen. Shfrytëzoj rastin t’u uroj të gjithë shqiptarve kudo ne botë festat e fundvitit.

N. Neziri/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË