Ndër këngëtaret më të vlerësuara, padyshim se përmendet emri i saj, e cila për adhuruesit gjithmonë sjellë më të mirën nga vetja, artin me të cilin prekë në shpirt, shkruan Kosovarja.

Pavarësisht se ka kohë që ajo i mungon skenës me projektet që gjithmonë janë mirëpritur, në rrjetet sociale është tejet aktive.

E kësaj here ka shpalosur një çështje me të cilën ajo thotë se ka kohë që po përballet.

“Pershendetje nga banesa nr.17 me berlloge e arome “te kandshme”. Ketu jetojne nja 3/4 vajza te reja – studente te bukura njera nga te cilat para do kohe kur i trokita ne dere per pune te berllogut qe mos me e lane ne hyrje – me tha kam me lajmeru policine per shqetesim – me demek nga une…
Ato vazhdojne me lane berllogun te dera e tyre ne hyrje e une po vazhdoje mu permbajt mos me ju trokite ma ne dere ketyre berllogxhikeve te bukura. Keshtu qe po e ndaje me juve kete pamje qe nuk eshte rast unik vetem i hyrjes ku jetoj une-fatkeqsisht

Mjere ne cfare rinie e cfare kulture apo ma mire me thane cfare jokulture urbane Kosova Republike – yeah right” , janë këto fjalët e saj me plot dëshpërim, e që natyrisht këtë nuk po e vuan vetëm Eliza por edhe shumë qytetarë tjerë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË