Rep artisit i grupit Klani Shqiptar Eki pas shumë realizimeve dhe projekteve të dëgjuara tashmë nga publiku shqiptarë, ka vendosur që kësaj vere të sjellë një këngë ndryshe nga projektet e tij të më hershme.

Kënga e cila titullohet “Ke me i ra pishman” do realizohet në bashkpunim me këngëtarin Faton Bllaca, i cili njihet për zërin e tij karakteristik.

Tematika e këngës do jetë jeta në fshat dhe traditat shqiptare se si mund të bëhët një vajzë për vete sipas traditës sonë.

Kënga do lansohet në muajin korrik dhe pritet të ketë sukses tek dëgjuesit, pasi qe është ndryshe nga rep këngët e kohëve të fundit.

Ky nuk do jetë projekti i vetëm i Ekit këtë vit, pasi që ai ka paralajmruar dhe disa këngë tjera të realizuara me videoklipe për publikun dhe fansat e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË