Egzon Pireci është një emër që po i falë shumë këngë e hare skenës shqiptare.

Këngëtari nga Prizreni është më i pëlqyeri nga rinia kosovare, një këngëtar i kohës që po zgjon interesim të madh , madje po del të jetë më i kërkuari në pubet e natës, shkruan “Kosovarja”.

Për dallim nga këngëtarët e sotëm, ai dallohet për nga zëri meqë zhanri i këngëve është muzikë e lehtë, kryesisht balada, të cilat i këndon me shumë endje.

Egzon Pireci për publikun shqiptar njihet edhe nga kënga Magjike i cili shkëlqeu me zërin e tij të mahnitshëm gjatë prezentimit të tij në televizionet kosovare.

Por jo vetëm kaq, Egzoni është i gjithanshëm. Ai ka arritur ti përvetësojë edhe zhanret dhe këngët tjera.

Më poshtë mund ta ndiqni një përmbledhje se si e kallë Egzoni atmosferën në pubet e natës./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË