Një yll tjetër shqiptar që shndrit në arenën ndërkombëtare është këngëtarja Edona Gjinaj, shkruan Kosovarja

Këngëtarja shqiptare ka pushtuar të gjitha top listat botërore muzikore me këngën e saj të re „Let Go“ në bashkëpunim me JSol.

24 vjeçarja nga Gjakova e rritur në Zvicër, prej vitesh është shpërngulur në Londër për të zhvilluar talentin e saj muzikorë dhe për të u futur në tregun ndërkombëtarë.

Ajo më këngën e fundit ka bashkëpunuar me producentë të njohur anglez dhe ka nënshkruar kontratë me shtëpi të mëdha diskografike, të cilat e kanë në menaxhim për projekte të radhës.

Edona po ec me hapa të sigurt drejt suksesit dhe shumë shpejt pritet të sjell edhe këngë dhe bashkëpunime të tjera,shkruan Kosovarja

Në fakt kënga „Let Go“ nuk është e para për Edonën. Talenti i saj ishte zbuluar që në vegjëli nga producentë dhe këngëtarë të njohur në botë. Këngët e saj janë transmetuar në kanalet më të njohura muzikore si “VIVA” dhe “MTV”.

Në vitin 2013, Edona Gjinj më këngën „Over the limit“ ka sfiduar vetën edhe në festivalin e Zvicrës “Switzerland Song Contest” në të cilin fituesi përfaqëson Zvicrën në “Eurovision”.

Më këtë mund të themi se listës së këngëtarëve të suksesshme shqiptare nëpër botë si: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max tashmë i është shtuar edhe emri Edona Gjinaj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË