UBT i njohur si institucion i arsimit të lartë dhe si model për cilësinë, organizimin, menaxhimin, lidershipin, inovacionin, përgjegjësinë sociale dhe rezultatet e punës në Evropë dhe më gjerë, tani e tutje do të shtrijë aktivitetin e tij edhe në komunën e Gjilanit.

Ky institucion i është bashkuar UBT-së, me qëllimin kryesor që të jetë sa më afër komunitetit dhe të krijojë proces cilësor e të lehtësuar studimi.

Tash e tutje, stafi akademik, cilësia e dëshmuar e studimit, praktikat, resurset në shërbim dhe aktivitetet më të mira për komunitetin, do të barten ne Gjilan.

Të gjithë studentët nga Gjilani dhe rrethina, të cilët janë e që do të bëhen pjesë e UBT dhe Kolegjit Arbëri, mund të përfitojnë nga përvoja e UBT-së, si dhe nga marrëveshjet e bashkëpunimit që ka

UBT me më shumë se 300 universitete e institucione të tjera partnere. Një hap të tillë UBT e ka bërë edhe në Pejë me Kolegjin Dukagjini gjatë vitit të kaluar, me ç’rast që prej atëherë, pjesë e institucionit tonë janë bërë qindra studentë.

Ndërkohë, UBT ka kampuset dhe degët e veta të akredituara dhe të licencuara edhe në Prishtinë, Ferizaj dhe në Prizren.

MUND TË JU PËLQEJNË