Këngëtari simpatik Enis Bytyqi, së fundi ishte në kryetitujt e shtypit rozë, pas ceremonisë së dasmës e cila bëri bujë mediale.

E pas dasmës, nuk kishte si të mos i bëjë dhuratë veten një pushim së bashku me bashkëshorten e tij Blerinën, shkruan Kosovarja.

Çifti prej ditësh po qëndrojnë në një vend mjaft atraktiv, ku po shijojnë bashkë muajin e mjaltit.

E prej atje, nuk ndalojnë as imazhet që Enisi vazhdimisht po publikon.

Para pak çastesh, këngëtari ka befasuar me zënien e një peshku, njësoj siç pati vepruar edhe reperi i njohur Gjiko, gjë për të cilën u denua gjatë qëndrimit në Maldive.

Por, nuk dihet nëse e njëjta situatë po e pret edhe Enisin, megjithëse ky i fundit është i vetëdijshëm për gjobitjen, pas rastit që pati kolegu i tij.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË