Arbana Xharra, emri që për një kohë të gjatë bëri bujë mediale me kalimin e saj nga këndi prej gazetareje në një profil krejt tjetër, si poltikiane në radhët e PDK-së.

Por, në këtë të dytën, nuk i doli ashtu siç e kishte planifikuar, aq sa për një periudhë të shkurtër, Xharra mori një vendim për largimin e saj në Amerikë.

Me sa bëhet e ditur, sipas burimeve të afërta të Kosovares, Xharra është shpërngulur atje, me qëllim shkollimi për fëmijët e saj, ani pse mësohet se , bashkëshorti i saj nuk ndodhet në prezencën e saj dhe të fëmijëve.

Derisa, nuk la pa e shfrytëzuar rastin e takimit të saj, me njërin prej fotografëve me të njohur shqiptar e më të suksesshëm njëkohësisht, Fadil Berishën.

Nga ky takim, pasoi edhe fotoja të cilëan ky i fundit i’a realizoi Arbanës, e cila u bë publike edhe në llogarinë sociale të kësaj të fundit.

Kujtojmë se, Arbana Xharra, ishte njëra prej gazetareve më të zëshme, e cila kritikoi shumë akterët politik dhe trajtonte tema që gëzonin ndikim të madh social.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË