Tërmeti i djeshëm në orë 07.08 të mëngjesit ka frikësuar edhe dy moderatorët Isli Islami dhe Ori Nebiaj në studion e Wake Up ndërkohë që raportohej live situata e tërmetit që traumatizoi gjithë vendin.

“Një tjetër tërmet sapo ra… okej….”, tha Isli që mbahej në tavolinë.

“Ndërkohë që Andin e kemi në lidhje direkte nga Durrësi. Ndërkohë vijon të lëkundet” u shpreh Ori.

“Të pakten ketu ne Piramide u ndjene goxha” tha Isli qe u pasua nga Ori e trembur:

“Dhe të mendosh që Piramida…Do kthehemi vetëm pas pak sa të kemi mundësi edhe ne të kuptojmë me këtë Tokë që mesa duket nuk do të ndalojë sot.

MUND TË JU PËLQEJNË