Po vazhdon tradita e dasmave të mëdha. Tani, në Kosovë dasmat po ngjajnë në spektakle të vërteta, me muzikë, shou e shumë të pa pritura befasuese.

Dasma është eventi më i madh jetësor i një çifti, andaj arsyetohet gjithë investimi, mundi dhe dashja për ta shndërruar këtë ngjarje në diçka speciale e të pa harrueshme, shkruan “Kosovarja”.

Produksioni “Dragusha Production”, ka xhiruar qindra dasma, e fotografuar qindra çifte, duke memorizuar në mënyrë perfekte momentet më mbreslënëse të ngjarjes më të rëndësishme të çiftit, familjes, të ftuarve.

Në faqen e produksionit, gjejmë të publikuara video e foto që të afrojnë shumë me magjinë e ceremonive tradicionale, moderne e të gërshëtuata.

Ndërkohë, na bëri shumë përshtypje dasma e Albulenë Shaqirit dhe Besfort Shalëa, që u martuan para pak ditësh në restaurant “Golden”. Çifti shkëlqyen në çdo moment të dasmes, e pamjet janë thjesht përrallore.

Momentet e pa harruara, atmosfera dhe detajet e rëndësishme, janë fiksuar me profesionalizëm nga “Dragusha Production”, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË