Të shkollohesh në një vend me kredibiltet të lartë në arsim, pa dyshim që është privilegj dhe kënaqësi.

Studentët të cilët e kanë këtë mundësi, përfitojnë njohuri, eksperienca dhe mbi të gjitha ngriten intelektualisht e forcohen bindshëm në drejtime të caktuara.

Një nga të rinjët tanë që pati fatin të përfundonte masterin në “Global Bussines Menagment” në Zvicër, është edhe Qëndrim Sejdija.

Qëndrim Sejdija po kthehet në Kosovë me një diplomë zvicerane. Ai ka mbaruar Masterin në degën “Global Bussines Management”.

Qendrimi me disa studentë nga Kosova ishin të parët që përfunduan shkollimin në këtë shkollë zvicerane.

“Ështe një mundësi e mirë që shpresoj t`u bëhet e mundur të gjithëve edhe jam shumë i lumtur që jam ndër të parët nga Kosova që kanë përfunduar studimet në BHMS”, tha Sejdija.

Studenti me prejardhje nga Gjakova u shpreh se, nëse i jepet mundësia, do të qendrojë në Zvicër.

“Pagat janë më të mira, vlerësohet ajo që ke mbaruar dhe puna që bën”, tha 24 vjeçari, i cili edhe në Kosovë kishte mbaruar Bachelorin për Marketing dhe Ekonomi në “UBT”.

Përndryshe, Qëndrimi është i biri i këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Muhamet Sejdija./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË