Viteve të fundit në showbizin shqiptarë ka pasur shumë propozime dashurie e martesa, por edhe ndarje.

Derisa çdo gjë duket se po shkon për mrekulli, lindin mosmarrëveshje të cilat përfundojnë me ndarje, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi martesën e tyre e përfunduan çifti i njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha, të cilët kanë një vajzë bashkë.

Ndërkohë që lajmi për ndarjen e tyre po bën bujë, dikush tjetër po feston katër vjetorin e martesës. Është çifti i këndshëm këngëtari Sinan Hoxha dhe Andrra Destani, të cilët janë ndër  më të përfolurit e estradës.

E për këtë ditë të veçantë, Andrra ka disa fjalë zemre për personin më të dashur.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi nga ceremonia e tyre martesore.

“Nëse e di çfarë është dashuria, është falë teje. Urime katër vjetorin”, ka shkruar Andrra krahas imazheve.

Çifti janë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Ansi./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË