Një shtëpi në Gjilan është përfshirë nga zjarri ndërkaq rrethanat janë të panjohura
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se rastin e ka raportuar pronari i shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërkaq ekipi i zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.