Një i ri nga fshati Seqishtë i Hanit të Elezit ka humbur jetën në vendin e tij të punës

I riu, është Salih Koraqi ndërsa është aksidentuar mbrëmë në vendin e punës, në një gurëthyes.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia.

Në një komunikatë për media thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:40 minuta , në fshatin Seqishtë

“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit transportues me targa vendore S.K. ( m/sh/k 29 vjeçar ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi timonin duke dalur nga rruga,ku me këtë rast pëson lëdime të rënda”, thuhet në komunikatë.

Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit.

MUND TË JU PËLQEJNË