Personi që u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, është një grua rreth 77 vjeç.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në vendngjarje kanë dalur njësitet e nevojshme policore.

”Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, është shtrirë një person (femër -1942. Menjëherë në vendngjarja kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merren njësitet përkatëse policore”, tha Ahmeti.

MUND TË JU PËLQEJNË