Të hënën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë ka lindur një foshnje të cilës nuk i dihet ende gjinia.

Për këtë lindje të pazakontë është prononcuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli i cili tha se pacientja ka pasur një lindje normale .

“Foshnja ka lindur para kohe dhe peshon 995 gr. Pacientja ka pasur një lindje normale mirëpo tani foshnja është duke u trajtuar në repartin e Neonatologjisë dhe është diagnostifikuar me Syndroma Hyperplasia e gjëndrës mbiveshkore“, tha Ismajli.

“Që të caktohet saktë gjinia duhet të bëhet kariograni”, shtoi ai.

MUND TË JU PËLQEJNË