Deputetet e PDK’së, Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi-Dragusha kanë vendosur flamurin e UÇK’së në Kuvendin e Kosovës, si kundërpërgjigje ndaj deputetes së VV’së Fatmire Kollçakut, kjo pasi ajo shpërndau një shkrim ku thuhej se ‘Ushtria Çlirimtare kishte dosje kriminale’.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së vendit po përcillet me zhvillime interesnate.

Dy deputetet e PDK’së, Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi-Dragusha, kanë vendosur flamurin e UÇK’së brenda sallës së parlamentit.

Kjo siç duket ka ardhur si kundërpërgjigje e tyre ndaj deklaratave që i shpërndau pak ditë më parë deputetja e VV’së, Fatmire Kollçaku, ku ndër të tjera kritikohej lufta e Kosovës dhe thuhej se ‘UÇK ka dosje kriminale’.

Ndërkaq, e pranishme në këtë seancë ka qenë edhe kjo e fundit, e cila nuk është parë në publik që prej reagimeve të shumëta që mori.

Madje, ndaj deklaratave të saj reagoi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se nuk e kishte pritur që nje deputete e Kosovës ta portretizojë UÇK’në një mënyrë të tillë.

Kurse sa i përket bashkëpartiakëve të Kollçakut, ata e kanë mbrojtur atë dhe e kanë konsideruar si një person me vlera të mëdha.

MUND TË JU PËLQEJNË