Pas kthimit të rastit në rigjykim, Naser Pajazitaj, është dënuar pëjetësisht, pasi është shpallur fajtor për rastin e Donjeta Pajazitajt.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo Gjykatë.

“Të pandehurin N.P, gjykata e ka shpallë fajtor dhe i ka shqiptuar dënim me burgim në të përjetshëm. Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues konfiskimi i armëve dhe fishekëve dhe është urdhëruar shkatërrimi i tyre”, thuhet në njoftim.

I pandehuri është obliguar në pagimin e shpenzimeve të procedurës penale në shumë prej tetëqind (800) €, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej dyqind (200) € si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) €.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike janë udhëzuar në kontest civil.

MUND TË JU PËLQEJNË