Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj në seancën e Kuvendit të Kosovës, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti për prejardhjen e tij, duke i thënë se pse jeton me qera në Prishtinë.

Demalijaj ka thënë se nuk e di prej nga e ka prejardhjen Albin Kurti, derisa ia ka përmendur edhe se gruaja e tij jeton në Norvegji.

“Prej gjenezës ka vjen ky nuk e kemi asnjë urim, unë kam qef sot me e ditë kush është ky njeri, njeri që jeton me qira në shtetin e tij, familjen atomike e ka gjysën këtu, gjysën atje, njanën kamë në Kosovë, tjetrën në Norvegji, kam qef me na kallxu kush është ky njeri, nuk njohim ma shumë, të gjitha deklaratat e tij për 24 orë ju ka dhanë fund, qekaq dijmë për të, faleminderit e taksa nuk bon me u hjekë, e këta mbanë në vend. Nëse e mendoni se duhet me e hjekë, hjekne. Ajo është vendim politik”, ka thënë ai./Express/

MUND TË JU PËLQEJNË