Vullnet Sefaja është ndër zërat e pa përsëritshëm të skenës muzikore shqiptare. Vullneti i grupit “Marigona” ka kënduar këngë hite të pa vdekshme, shkruan “Kosovarja”.

Vullneti ka kohë që është tërhequr nga muzika, por edhe jeta publike. E shohim pak, për të mos thënë fare.

Ekipi i “Kosovares” së fundi e ka hasur këngëtarin teksa interpretonte në një ndejë private në “Taverna Greke” në Prishtinë.

Vullnet Sefaja këndoj live, madje edhe jashtë zhanrit të tij dhe shkëlqej në interpretim, i përcjellë nga dy artistët gjenial të muzikës, Astrit Stafaj dhe Milot Binaku.

Ju ftojmë ta dëgjoni! /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË