Çiftet që do ti përplasim, shkonin shumë bashkë dhe njerëzit mendonin se ata po jetonin historitë më pasionante, të bukura e emocionuese të dashurisë. Dukeshin perfekt, por përrallat e tyre të dashurisë nuk kishin “happy end”.

Flori dhe Elvana

Është folur aq shumë dhe aq shpesh për një lidhje mes këngëtares Elvana Gjata dhe kolegut të saj Flori Mumajesi, shkruan “Kosovarja”. Ndonëse nuk kanë munguar asnjëherë thashethemet dhe tymnaja e fjalëve, asnjëra palë asnjëherë nuk ka pranuar asgjë. Ata, tashmë i kanë ndarë rrugët e tyre.

Flori dhe Soni Malaj

Flori Mumajesi me disa lidhje e dashuri të pa realizuara deri në fund dhe ende beqar. Edhe për sa kohë do të ngelet e tillë, mbetet të shihet më tej. Flori, ishte në lidhje edhe me kolegen e tij, këngëtaren Soni Malaj.

Genta Ismaili dhe Milot Binaku

Lidhja e tyre bëri shumë bujë mediatike, pasi Genta dhe Miloti ishin që të dy mjaftë aktual, të pashëm dhe në lule të rinisë. Në kohën kur Genta ishte në top formë dhe po prekte kulmin e suksesit, u lidh me muzikantin Milot Binakun, me të cilin edhe bashkëjetoj disa vite, shkruan “Kosovarja”. Dukej sikur do të ishin gjithë jetën bashkë, por jo. Genta është ende vetëm, ndërkaq Miloti tashmë ka krijuar familjen e tij.

Enca dhe Noizy

Sa shumë kishte zëra për një lidhje mes reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy dhe këngëtares Enca Haxhia. Kjo e fundit ishte pjesë e “labelit” “OTR” dhe shihej shumë shpesh nën shoqërinë e Noizyt, andaj nuk munguan as pretendimet se janë bashkë. Ata vetë nuk i vunë pikat mbi I. Në opinion u krijua bindja se duhesh, mirëpo tutje nuk pati asgjë më shumë se kaq.

Rozana Radi dhe MC Kresha

Ja edhe në ish çift në këtë listë. Këngëtarja, tekstshkruesja e aktorja Rozana Radi, bash kur ishte shumë evidente në muzikë, u lidh me reperin nga Miteovica, Mc Kresha, shkruan “Kosovarja”. Ata u shfaqen në shumë vende bashkë, bënë edhe një duet dhe dukej se ishin gati për të hedhur hapin e madh, por, jo. Dashuria e dyshes në fjalë mbeti e pa realizuar. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË