Mbrëmë rreth orës 02:48 në rrugën Pejë- Deçan, në fshatin Isniq – Deçani ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor, me ç’rast një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Fatlind Hysenaj nga fshati Lëbushë i Deçanit ka humbur jetën mbrëmë në një aksident në Isniq të Deçanit.

Deri të aksidenti ka ardhur për deri sa drejtuesi i automjetit kishte qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës, shkruan Indeksonline.

Më të arritur në fshatin Isniq në vendin e quajtur ‘te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe kishte humbur kontrollin mbi timon, ka dalë jashtë rruge në të djathtë dhe është përplasur me një shtëpi.

Nga aksidenti me lëndime të rënda ka përfunduar një i ri tjetër, Shkëlqim Kameraj që po trajtohet në QKUK.

Në vazhdim gjeni pamjet e rënda të këtij aksidenti i cili i mori jetën një 23-vjecari.

MUND TË JU PËLQEJNË