Ka vijuar thuajse qetesisht procesi i votimit në bashkitë e vendit, ku qytetarët i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e tyre.Deri më tani sipas raportimeve nga terreni, në Bashkinë e Ballshit në QV 3251 nuk ka shkuar asnjë qytetar për të votuar nga 243 qe përmban lista e votuesve të kësaj zone.

Bëhet me dije se pranë kësaj qendre votimi situate është totalisht e qetë dhe ndërkohë që baza matëriale është e disponueshme. Kujtojmë që kjo zonë është një bastion i djathë.Ndërkohë sa I përketë Bashkisë së Durrësit aty është shënuar një numër i ulët votuesish.

8% është pjesmarrja e votuesve deri ne oren 12:00 e konfirmiar nga prefekti i Durrësit.Sa i përketë qytetit të vlorës dhe aty pjesëmarrja nuk ka qënë e larët, megjithatë nga raportimet nga terreni ende nuk është shënuar asnjë incident apo protblematikë në procesin e votimit.

Gjithashtu dhe në Sarandë është shënuar një pjesëmarrje e ulët në votime, ku vetëm në qytetitn e Sarandës dëri më tani pjesëmarrja është shënuar 4%, Himarë 4.4%, Konispol 6% dhe Delvina 3%.

Një situatë e pazakontë është shënuar në Postribë ku 7 qendra votimi nuk janë hapur ende. E nëse në Postirbë situate vijon kështu deri në orën 13:00 të drekës atëherë procesi I votimit nuk do të kryehet.

Ajo çfarë vihet re në një raport të përgjithshëm është se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 është tepër e ulët

MUND TË JU PËLQEJNË