Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku, për nderë të 20-vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO’së në Kosovë ka organizuar pritje në nderë të gjeneralit Wesley Clark.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO në Kosovë të organizoj pritje për nder të Gjeneralit Wesley Clark.”, ka shkuar Citaku.

Tutje, ajo ka falënderuar zyrtarët e State Departmentit për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës.

“Dua të falënderoj Kryetarin e Komisionit për punë të jashtme të kongresit amerikan z. Eliot Engel per fjalimin domethënës. Jemi te inkurajuar nga prezenca dhe fjalim i ndihmes sekretarit per Europe zotit Phillip Reeker .Falenderojme zotin Jim O’brien, zotin Matt Palmer, Daniel Server, Mike Hatzel, Jim Hooper dhe shume e shume te tjere qe na nderuan sonte. Falenderim i veçantë për komunitetin shqiptaro amerikan. Pa punën dhe sakrificën e tyre liria jonë do të ishte e pamundur”, ka shkruar Ambasadorja e Kosovës në Washington.

MUND TË JU PËLQEJNË