Haxhi Robin Krasniqi është boksieri shqiptar me nam ndërkombëtar, që na ka bërë krenar me dhjetra herë për shkak të fitoreve të bujshme në ring.

Djali nga Juniku, është një nga sportistët më të aftë e të afirmuar shqiptar në arenën ndërkombëtare, shkruan “Kosovarja”.

Krasniqi, nuk e ka mohuar asnjëherë prejardhjen dhe kjo ka bërë që populli ta dojë e ta respektojë edhe më shumë.

Madje, ai u fejua me një shqiptare, me bukuroshen Heidi Lushtaku. Së fundi janë ngritur dyshime se çifti i njohur janë ndarë.

Në profilin e Heidit në Instagram nuk gjen foto me Robinin, ama ajo nuk e ka fshirë një fotografi ku shihet bashkë me Krasniqin dhe nënën e tij, për të cilën Heidi ka zgjedhur fjlët më të mira për të thënë, madje e quan nënë të dytë, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË