Mbizotërimi i ligjit në Kosovë, është duke i shkaktuar parehati institucioneve të Beogradit.

Kështu tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit.

Ajo duke iu referuar deklaratave të lidershipit të Serbisë për aksionin në veri, tha se nxitja e luftës është instrumenti i parapëlqyer i liderëve serbë e jo i atyre të Kosovës.

Sipas saj, qëllimi i vetëm i aksionit në veri të Kosovës ka qenë ofrimi i sigurisë dhe mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Kosovës nga grupet kriminale.

“Na duket se ligji dhe rendi janë një pa rehati për autoritetet në Beograd. Ajo çka ata dëshirojnë është mbizotërimi i kaosit. Nxitja e luftës është instrumenti i parapëlqyer i tyre.

Kemi qenë të tmerruar nga deklaratat që janë bërë në Beograd për këtë operacion të suksesshëm, operacion që ka pas qëllim të vetëm luftimin e krimit në këto komuna i vetmi qëllim ka qenë që të ofrohet siguria që të mbrojnë qytetarët e Kosovës nga bandat edhe grupet kriminale”.

Ambasadorja në fjalën e saj ka thënë se është larg mendjes së shëndosh se si një zyrtar i UNMIK me dëshirë barrikadën rrugët dhe pengon Policinë e Kosovës në kryerjen e punës së saj.

“Asnjë zyrtar i UNMIK nuk ka qenë shënjestër e kërcënimeve apo e çfarë do sulmi. Kjo asgjë s’ka të bëjë më mandatin e UNMIK në Kosovë. Qeveria e Kosovës plotësisht kanë respektuar legjislacionin ndërkombëtar që rregullon statusin e diplomatëve që punojnë në territorin tonë.

Ne e gjejmë befasuese që shërbyesi ndërkombëtar i OKB-së befasisht të gjendet duke barikaduar rrugët në Kosovë me automjetin zyrtar të OKB-së”, tha ajo.

Çitaku i është kundërpërgjigjur Daçiqit edhe sa i përket akuzës së Kosova nuk është duke respektuar marrëveshjet e arritura dhe se është duke penguar dialogun.“Kosova e dëshiron dialogun por nuk dëshiron një proces të kushtëzuar.

Është Serbia ajo që po bën kushte për dialog. Po ashtu dëgjuam se Kosova nuk është duke zbatuar marrëveshje, Kosova ka zbatuar marrëveshjet. Ekziston vetëm një qeveri që ushtron presion ndaj serbëve në Ballkan dhe kjo është qeveria e Beogradit.

Kombinimi i një mentaliteti mesdhetar dhe i një propagande serbe është një kërcënim për paqe. Populli i Kosovës nuk do të udhëhiqet nga Serbia kurrë më”, ka thënë Vlora Çitaku, , përcjellë Indeksonline.

Ajo ka përmendur se kryeministri serb Vladan Gjorgjeviq, në vitin 1913 kishte ofenduar shqiptarët duke i quajtur si “njerëz me bishta” dhe se këtë retorikë e vazhdon edhe në shekullin 21 kryeministrja Ana Brnabiq, e cila thotë se “shqiptarët janë njerëz që kanë dalë nga mali”.

Sa i përket fotografisë së prezantuar nga deputetja Brovina, ambasadorja Çitaku tha se “ajo çka bëri Flora Brovina është dënuar unanimisht në Kosovë”

MUND TË JU PËLQEJNË