Bajram Rexhepi ishte ndër veprimtarët e dalluar, njëri ndër kontributdhënësit më të mëdhenj për çështjen kombëtare, për lirinë e pavarësinë e vendit, si dhe për zhvillimet e proceseve të shtetndërtimit.

Ndërkohë që Kosova po ndodhet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ku populli duhet ti besojë dikuj postin e kryeministrit, e bija e ish-kryeministrit të parë Vanesa Rexhepi tregon preferencat e saj politike, shkruan “Kosovarja”.

Vanesa edhe më tutje vazhdon ta përkrahë partinë në të cilën babai i saj dha kontribut të madh.

Ajo ka shkrepur fotografi dhe video nga tubimi i PDK-së në Vushtrri, ku shihet duke përkrahur Kadri Veselin për kryeministër dhe kandidatët e tjerë të PDK-së për deputet.

Kujtojmë se Vanesa shpesh e kujton babain e saj të ndjerë me dedikime emocionale.

Bajram Rexhepi ndërroi jetë dy vite më parë në moshën 63 vjeçare./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË