Shteti i Kosovës është në hall me zjarret që po ndodhin në zona rurale, male dhe shkurret. Shtrohet pyetja: Kush po i ndezë zjarret, shkruan “Kosovarja”.

Nuk ka analizë të bindshme se kush po i ndezë zjarret në Kosovë! Nuk dihet kush i shkaktoi mbi 60 zjarre mjaft masive, e që e dëmtojnë ekologjinë kosovare.

Por, zjarret në Kosovë nuk janë duke ndodhur vetëm sivjet. Ato kanë një zanafillë të hershme gjatë gjithë pasluftës dhe ende nuk ka, përgjithësisht, përgjegjës për këto zjarre, e që po e shkatërrojnë florën e shtetit tonë, edhe ashtu në shkatërrim e sipër.

Logjika nuk e jep se që të gjitha gjashtëdhjetë zjarret malore kanë ndodhur rastësisht, ashtu sikur në rrethin e Prishtinës, që nuk besohet se të rastësishme kanë qenë sivjet mbi 300 zjarre malore dhe fushore sipas statistikave!

Zjarret malore në Kosovë janë të lehta. Nëpër rrugët e Kosovës kalojnë automjete nga të gjitha anët. Përgjatë rrugëve malore dhe fushore nuk ka kamera të vendosura, për të pasur një pasqyrë informative mbi strukturën shtetërore të veturave, prej nga do mund të jepej, të paktën, një dyshim apo vlerësim për kalimtarët motorikë.

Mirë do të ishte që aty-këtu të vendosen kamera përgjatë rrugëve tona dhe për zjarr-vënie të ashpërsohen dënimet.

Duhet, më në fund, të vendoset nën kontroll zjarr-vënia dhe të dihen shkaqet e zjarr-vënies, por ne jemi mësuar t’i kalkulojmë vetëm pasojat! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË