Reperi Ledri Vula cilësohet si njëri nga reperët më të pëlqyer shqiptar, kjo për shkak të këngëve që i sjell e mënjëherë shndërrohen në hite.

Ledri përpos muzikës që sjell ai pëlqehet shumë edhe për stilin e tij dhe paraqitjeve publike, shkruan Kosovarja.

Ledri ka një numër të madh të fansave, ku në llogarinë e tij në “Instagram” numëron mbi 1.4 milionë ndjekës.

Ai është shumë aktiv dhe vazhdimisht ndan fotografi të projekteve që po realizon dhe jetës së tij të përditshme.

Mirëpo, së fundi ai ka vendosur që t’i fshehë, ose edhe t’i fshijë të gjitha postimet që ka bërë deri më tani.

Reperi ka vendosur të mbajë vetëm një nga fotografit që ka postuar së fundi.
Ky veprim nga ana e Ledrit ishte i papritur, se çfarë do të ndodh, do ta zbulojmë ditëve në vazhdim./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË