Vajza e Shkurte Fejzes, Besiana Behluli, po rikthehet fuqishëm në skenë me këngën “Loca”.

Besiana duket format modern dhe nuk ngjan me asnjërën në paralajmërimin e videos së re, shkruan “Kosovarja”.

Se është një nga femrat më me stil në vend, e konfirmojnë klipet dhe fotot e saj në Instagram, ku Besiana duket shumë “fashion”.

Edhe në “Loca”, bukuroshja shfaqet shumë moderne dhe e pa krahasueshme. Ajo, vërtet që po e bënë diferencen edhe me stilin e muzikës, por edhe atë të veshjes.

Besiana pak kohë më parë kishte postuar një foto shumë unike me një aksesor të veçantë në fytyrë, punuar nga Njomza Luci. Në edicionin e fundit të “Ballos shqiptare”, edhe Diellza Kolgeci është parë me një të tillë.

Inspirim, apo? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË