Artisti i njohur Milot Llalloshi nuk është më aktiv në skenën muzikore siç ishte dikur. Edhe pse prapë rrënjësisht nuk ka mundur ti ikë muzikës, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe nga kjo tani ai ka krijuar studion e tij të klipeve “EMF”, ndërkohë që ka themeluar edhe platformën e parë shqiptare online “Premier Songs”.

Miloti ka qenë vite më pare mjaft i pëlqyer për këngët e tij, shumicën prej të cilave i sillte në duet me motrën e tij, Edonën. “Nuk harrohet” është i fundit që kanë sjell bashkë.

Krahas sukseseve në muzikë, Miloti është edhe një bashkëshort dhe baba i kujdesshëm. Jo rrallë herë shfaqet i lumtur pranë gruas së tij Ergjinës dhe dy fëmijëve të tyre.

Është pikërisht dashuria ndaj gruas së tij bukuroshe që Milotin e ka shtyrë të bëjë një gjë për gruan e tij që rrallë ndonjë mashkull mund ta bëntë, çka edhe u komentua mjaft shumë nga masa.

Çorapët e tij të kombinuara me fustanin e Ergjinës ishin ato që Miloti të përflitet mjaft shumë për këtë stil që nuk pritej të shkonte edhe kaq larg vetëm për hir të gruas.

Eh pra, dashuria jo më kot të bën që edhe të pamundurën ta bësh të mundur./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË